Futboll

Hyseni : Futbolli nuk luhet me gjysmëforcë

Alban Hyseni, kryetrajner i Gjilanit ka thënë se futbolli nuk luhet me 70% të forcës.

“Kemi punuar gjatë gjithë javës për të neutralizuar pikat e forta të Feronikelit dhe u ndëshkuam pikërisht aty. Lojtarëve u kam thënë që të mbulojnë hapsirat, pasi që në futboll një detaj i vogël të kushton shumë. Tash e tri javë u kam sqaruar këtë gjë, por si duket futbollistët tanë nuk po arrinë të kuptojnë. Ne u ndëshkuam nga krosimet dhe një sulmues të cilin e kemi studiuar gjatë gjithë javës se si ta ndalojmë dhe pikërisht aty i pranuam goalt. Disa nga lojtarët, jo të gjithë po mendojnë se futbolli luhet me 70% të forcës dhe duhet të kujtojë atyre që nëse nuk angazhoheni 100% nuk do të keni asnjëherë rezultatin e kërkuar”, deklaroi Hyseni.

Kjo mund të jetë njëherit edhe ndeshja e fundit e Hysenit në krye të stolit gjilanas, pasi kuqebardhët pritet të emërojnë trajnerin e ri brenda javës së ardhshme.

 

You Might Also Like