Futboll

Hyseni: Mirë e menaxhuam lojën

 

Dy ndeshje, katër pikë, këto janë të arriturat e kryetrajnerit të ri të Gjilanit, Alban Hyseni, i cili këtë të shtunë bëri një taktikë të mirë dhe ekipi i tij me meritë ka shënuar fitore 2:0 ndaj kampionit në fuqi.

“Kishim përballë kampionin e Kosovës dhe për ne nuk ishte një ndeshje e lehtë. U munduam t’i shfrytëzojmë dobësitë e Trepçës ’89 dhe t’a ndalim aty ku ka përparësi.  Pjesa e parë ishte e koordinuar mirë nga ekipi i ynë e në pjesën e dytë në fillim luajtëm më dobët, por shumë shpejt morëm kontrollin e ndeshjes në dorë dhe filluam të rrezikojmë nëpërmjet krahëve dhe me pasime të sakta në hapësirë shënuam edhe golin e dytë, që fitoren na e bëri më të sigurt”, ka theksuar Alban Hyseni, kryetrajner i Gjilanit.

You Might Also Like