KRONIKË E ZEZË

Ia mori të hollat, nuk e dërgoi në Zvicër

Gjilan, 13 mars 2020 – Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit R.V., pasi që për përfitim të kundërligjshëm pasuror, i shkaktoi dëm material të dëmtuarit F.M., në shumë prej 1.150 euro.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.V., më 29 tetor 2019, në komunën e Vitisë, përmes paraqitjes së rreme, duke fshehur faktet dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror, ka mashtruar të dëmtuarin F.M., në atë mënyrë që përmes rrjetit social ‘’Facebook’’, kontakton me të, duke u paraqitur si pronar i një firme nga Zvicra dhe se është duke kërkuar punëtor, mirëpo për t’ia rregulluar dokumentet i kërkon të holla, të cilat i njëjti ia paguan përmes ‘’Western Union’’, në shumë prej 1.150 euro, ndërsa pasi pranon të hollat më nuk i përgjigjet, me ç’rast të njëjtin e ka dëmtuar për shumën e lartshënuar.

 

Me këto veprime, i pandehuri R.V., ka kryer veprën penale ‘’Mashtrimi’’, nga neni 323 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

You Might Also Like