Gjilan

Inspeksioni i Ndërtimit në Gjilan rrënon objektin pa leje në rrugën për Bujanoc

Komuna e Gjilanit, respektivisht inspeksioni i ndërtimit në kuadër të punës dhe kompetencave zyrtare ka bërë rrënimin e një objeti të ndërtuar pa leje në rrugën Gjilan-Bujanoc, konkretisht në afërsi të fshatit Shillov.

Me këtë rast Milot Shkodra, Shef i Inspeksionit të Ndërtimit, ka bërë të ditur se inspektorët fillimisht kanë marrë të gjitha veprimet ligjore që ndërtuesi të bëjë ndërprejrjen e punimeve mirëpo i njejti ka shkelur të gjitha rregullat e ligjit të ndërtimit.

“Në rrugën Gjilan-Bujanoc konkretisht në afërsi të fshatit Shillovë sot kemi bërë rrënimin e një objekti i cili ka në vete kishte disa sektor në procesin e  ndërtimit. Fillimisht inspeksioni i ka dërguar vendimin për ndërprerje të punimeve dhe ka shirituar objektin, por edhe pas vendimeve të mara nga inspeksioni i ndertimit siç janë vendimi për ndërprerjen e punëve dhe vendimit për rrenim, ndërtuesi në fjalë i ka vazhduar punët në kundërshtim me ligjin e ndërtimit. gjatë ditës së djeshme në kemi bërë rrënimin e objekteve përcjellëse në këtë kantier të ndërtimit dhe do të jemi në terren gjithnjë”, ka thënë Shkodra në fjalën e tij.

Ai më tej ka potencuar se Komuna e Gjilanit nuk ka qëllimin e bllokimit të ndërtimeve, mirëpo, sipas tij, ato duhet të bëhen me leje të lëshuar nga Drejtoria e Urbanizmit dhe konform planeve dhe planifikimit afatgjatë të Komunës së Gjilanit.

You Might Also Like