Futboll

Intelektualët: DRITA kurrë nuk do të jetë e vetme

Tashmë vitin 2019 po e lëmë pas dhe me shum krenari, mund të themi se po lëmë mbrapa një tjetër vit të suksesshëm dhe pozitiv për tifogrupin tonë, Intelektualët 1998.

Ishte një tjetër vit, ku ne vazhduam të jemi pranë Dritës, në çdo sport pavarsisht renditjes apo rezultatit dhe pavarsisht çdo rrethane dhe vështirësie tjetër. Ishte vit ku nuk u ndalëm me performancat dhe aktivitetet tona, duke i qëndruar besnik Dritës dhe duke mbajtur lartë idealin tonë kombtar dhe human në ditët ku më së shumti kishte nevojë. Vit me plotë paraqitje në tribinë dhe aktivitete e iniciativa tjera, që na bën të themi se e kaluam edhe një vit të bashkuar përballë të gjithëve, përballë çdo beteje, rrugës drejt synimeve tona të përbashkëta. Një 2019 e gjatë dhe me plot sfida, por nëpër të cilat grupimi ynë kaloi siç është më së miri, gjithmonë me kokën lartë, të krenuar dhe asnjëherë të mposhtur apo turpëruar.

Më poshtë keni përmbledhjen e disa fotografive nga ky vit i Intelektualëve, ku njëherësh shfrytzojmë rastin t’i falënderojmë edhe njëherë të gjithë ata, që në çfarëdo forme kontribuan në organizimet dhe iniciativat e shumta të tifogrupit tonë, gjatë gjithë 2019-ës. Gjithashtu nuk i harrojmë dhe i kujtojmë përjetësisht, të gjithë tifozët tanë Bardhë e Kaltër dhe gjithë personat që dhanë shum për klubin Drita, por të cilët nuk janë më në mesin tonë.

Duke dëshiruar një vit të ri 2020 edhe më të mirë, për të gjitha klubet me emrin Drita si dhe për ne Intelektualët, iu urojmë të gjithëve festat e fundvitit si dhe iu paralajmrojmë të bëheni gati pasi për pak kohë ‘Ultrasi Universiteti’ rihapet sërish dhe ne të bashkuar do t’i vazhdojmë ligjëratat tifozërike ashtu siç i lamë!!

Amanetin e të parve tanë nuk do t’a anashkalojmë asnjëherë. DRITA kurrë nuk do të jetë e vetme!!

You Might Also Like