Futboll

Intelektualët i falënderohen kapitenit të tyre

Pasi ka paralajmëruar tërheqjen nga futbolli, Artan Latifi ka marrë falënderime nga adhuruesit më të flaktë të Dritës, Intelektualët, të cilët sa e sa herë kishin brohoritur emrin e tij. Kështu në faqen zyrtare të klubit në facebook, Intelektualët kanë falënderuar kapitenin e tyre, duke theksuar se ai përgjithmonë do të mbetet njëshi.

“Jemi krenarë që për shumë vite të kemi pasur kapiten, portier dhe mbi të gjitha një njeri si ty në skuadrën që e dashurojmë. Karriera e juaj e bujshme do të jetë gjithmonë pjesë e historisë së FC Drita. Ne Intelektualët të jemi mirënjohës për sakrificën  dhe djersën që dhe për të mbrojtur ngjyrat e klubit tonë”, është thënë në falënderimin e Intelektualëve.

 

 

You Might Also Like