Futboll

“Intelektualët” ftohen të jenë sa më në numër, pritet edhe ardhja e “plisave”

Këtë të diele, Drita luan betejën e radhës përballë Prishtinës, në fushë të vetë me fillim nga ora 14:00.

Klubit tonë Bardhë e Kaltër i duhet prezenca dhe përkrahja e Intelektualëve, andaj ky grup po i shikuesve ka kërkuar që të bëhemi gati dhe të mobilizohemi sa më masivisht, për t’i mbështetur në maksimum djemtë tanë që për vazhdimin e këtij rrugëtimi synojnë vetëm fitore.

“Shihemi në Champions Bar nga ora 11:00 dhe prej aty marshojmë drejtë shtëpisë tonë për paraqitjen e radhës!!”, është thënë në mesazhin e Intelektualëve.

Ndërkohë, ardhjen në Gjilan e kanë paralajmëruar edhe tifozët e Prishtinës “Plisat”.

You Might Also Like