Futboll

“Intelektualët” mbajtën manifestimin qendror në 20- vjetorin e themelimit

 

Pas aktiviteteve të ngjeshura tërëditore, Grupi I Tifozëve “Intelektualët” kanë mbajtur tubimin qendror në orët e mbrëmjes, ku ka pasur të ftuar mysafirë të shumtë, anëtarë të të gjitha kryesive të FC Drita, ish- futbollistë dhe grupe të tifozëve si “Ballistët”, “Torcida”, “Forca” e tifozë të tjerë.

Nën ritmet e muzikës dhe këngëve të tifozëve është festuar 20- vjetori, kurse për “Intelektualët” ndër vite ka folur Fatmir Spahiu, aktor, që është njëri nga themeluesit e Grupit të Tifozëve “Intelektualët”.

Fatmir Spahiu, ka theksuar se “Intelektualët” në fillim janë themeluar nga një grup I vogël I tifozëve. Spahiu, ka theksuar se “Intelektualët” janë formuar në vitin 1998 dhe ka përmendur grupin e tifozëve që kanë qenë nismëtarë në Restaurantin “Bezi”, kurse sipas tij propozimin për emrin “Intelektualët” e kanë dhënë Nehat Osmani dhe Xhevat Latifi, të cilët këtë emër e kishin arsyetuar me të dhënën se Drita ishte formuar nga një grup intelektualësh gjilanas andaj edhe propozuan që ky emër t’u vihet tifozëve. Ai ka përmendur kontributin e pamohueshëm të Selami Osmanit – Bezi, ai ka përmendur edhe kontributin e paçmueshëm të pasardhësve të Selami Osmanit si Saqip Shala, Sedat Klaiqi e deri te pronarët më të fundit të KF Drita, Florim Bunjaku dhe Valon Murseli dhe ishte pikërisht kjo gjenerata e fundit që Dritën e dërgoi në Champions League.  Ai nuk ka lënë pa përmendur edhe kontributin e të gjithë stafit tjetër përcjellës, që kanë dhënë kontribut të çmueshëm në sukseset e FC Drita.

You Might Also Like