Futboll

Intelektualët motivojnë Dritën

Klubi Futbollistik “Drita” sot do ta zhvillojë ndeshjen e rëndësishme në Evropa Ligë.

Skuadra kampione do të ndeshen me Legia Varshavën e Polonisë, shkruan Gazetasheshi.com

Tifo-grupi i qytetit të Gjilanit,  “Intelektualët” kanë ardhur me një mesazh motivues për skuadrën e tyre para ndeshjes duke thënë se vet arritja deri në këtë fazë janë sukses i madh, por që mundësitë janë edhe më të mëdha për të kaluar tutje.

Ky është mesazhi i “Intelektualëve” para ndeshjes:

“Kalaja jonë është mbrojtur dinjitetshëm. Dëshira jonë për të parë krenarinë e qytetit sa më lartë, sot është një realitet i plotësuar!

Vet arritja deri në këtë fazë, nga Drita jonë e madhe do të thotë shumë. Krenaria dhe mburrja me këtë ekip është shumë e madhe, për gjithë angazhimin dhe sukseset që kanë shfaqur deri tani.

Por, asgjë nuk është e pamundur dhe ne edhe sonte presim të shohim dëshirën dhe pasionin e njëjtë tek djemtë tanë Bardhë e Kaltër. Besojmë se skuadra do të luftoj deri në fund, për të na nderuar sërish. Përkundër mungesës tonë fizike, jemi të bindur se sërish ne do jemi motivimi dhe arsyeja kryesore që Drita do shfaq maksimumin në çdo çast të ndeshjes.

Me kokën lartë në luftë përballë çdo vështirësie, të vetëm e pa ndihmën e askujt, ashtu si çdoherë. Përpara Drita.

TI lufto për ne, TI fito për ne, TI vet kurrë nuk je”.

You Might Also Like