Futboll

Intelektualët ndihmojnë disa familje në prag të Bajramit

Sot në prag të festës së Kurban Bajramit, tifozët e Dritës, ‘Intelektualët’ morën iniciativë t’i  nndihmojnë disa familje në nevojë dhe t’i gezojnë sado pak.

“Tani me u be tradite te grupi jone qe ne prag te festave te ndihmojme me pako ushqimore disa familje qe kane nevoje per ndihmen tone. 8 familje u ndihmuan kete rradhe, andaj faleminderojme te gjithe ata qe kontribuan per kete iniciative tonen. Faleminderojme edhe mishtore “Luli” qe per secilen pako ushqimore ofroi produkte te mishit”, thuhet në njoftimin e tifozëve.

Ky tifo-grup njihet për iniciativa të tilla.

You Might Also Like