Futboll

“Intelektualët” në mënyrë të organizuar udhëtojnë në Shkodër

“Intelektualët”, tifozët më të flaktë të Dritës, në mënyrë të organizuar do të udhëtojnë në Shkodër për të përkrahur përfaqësuesen e Kosovës, e cila do të përballet me Kroacinë në ditën e enjte.

Në një njoftim në faqen zyrtare në facebok të FC Drita është thënë se “Të enjtën nga ora 8:30 në mëngjes bëhet tubimi dhe nisja për në Shkodër në mënyrë të organizuar me autobusë për ndeshjen e Kosovës kundër Kroacisë”.

“Intelektualët” e kishin përkrahur edhe Shqipërinë në ndeshjen e kaluar kur ishte përballur me Maqedoninë.

 

You Might Also Like