Futboll

“Intelektualët” si në ndeshjet evropiane

 

Tifozët më të flaktë të Dritës, “Intelektualët”, ndonëse nuk ishin të pranishëm në tribunat e stadiumit, kanë krijuar atmosferë sikur në ndeshjet që luhen në kampionatet evropiane.

Ata paraprakisht kishin incizuar brohoritjet e tyre gjatë derbive të dikurshëm dhe në njërën nga kifteritë afër Stadiumit të Qytetit në Gjilan kishin sjellë zmadhues zërimi dhe prej aty brohoritma e tyre ishte dëgjuar gjatë tërë ndeshjes Gjilani – Drita. Kjo sikur u dha zemër futbollistëve të Dritës, ngase edhe atëherë kur pësonin gol kjo brohoritje nuk ndalej dhe në fund sikur i tërë ky mund atyre iu shpërblye, ngase në minutën e fundit Drita arriti të shënojë dy gola për të rikthyer ndeshjen në dobi të vetin me rezultat 2:3. kryelajmi.com.

 

You Might Also Like