Futboll

Intelektualet më të mira se Bazeli

Klubi i Futbollit të Femrave Intelektualet kanë mposhtur me rezultat bindës ekipin e Bazelit nga Kaçaniku, ndeshje në të cilën vashat nga Gjilani kanë qenë më të mira në cdo aspekt se sa vashat nga Kaçaniku dhe në fund rezultati ishte 4:0.

Ekipi që drejtohet nga kryetrajneri Afrim Mehmeti fillimisht ka shënuar nëpërmjet Xhejlane Morinës, pas një harkimi nga këndi që e dha Antigona Behluli. Reprezentuesja Behluli ka qenë lojtarja që ka shënuar golin e dytë, kurse pak para se lojtaret të shkojnë në pushim, Blerta Shala nga largësia ka dridhur tërthorësen e portës mysafire.

Edhe në pjesëlojën e dytë kanë mbizotëruar Intelektualet, kurse mesfushorja fantastike Blerta Shala kë shënuar një eurogol nga largësia, duke qëlluar pjesën më të pambrojtur të golit, aty ku puthiten pingulja dhe tërthorësja.

Rezultatin përfundimtar e ka vulosur Klatrina Biçkaj, një lojtare që gjithashtu është treguar shumë e mirë gjatë tërë lojës.

loja

You Might Also Like