Futboll

Intelektualët më të vendosur se kurrë

  Shkruan: Nexhmedin Bunjaku

Tifozëria Intelektualet, duke parë gjendjen stabile në klub dhe përforcimet që jan bërë në këtë afat kalimtar dhe aspiratat e klubit në këtë kampionat që për ta fillon nesër, janë si kurrë më parë të organizuar që së bashku me ekipin e tyre te zemrës, të rrugëtojnë drejt sukseseve.
Kërkesa e Intelektualeve por edhe disponimi i prijësve të klubit është pjesëmarrja në kupat Evropiane.
Realisht shikuar, gjendja shumë e mirë  financiare, përforcimet dhe komponimi i ekipit, kushtet për punë dhe me një Armatë të madhe të tifozërisë Intelektualet, rrisin shpresat se në këtë kampionat do e shohim Kf-Drita krejtësisht tjetër, me ambicie dhe moral të fituesit.
Nesër starton ekipi i zemrës me ndeshjen kundër Kf-Prishtina,dhe nga zemra i dëshirojmë ekipit start të suksesshëm, kurse Intelektualeve anim korrekt dhe me disiplinë të nivelit të lartë, të krijojnë spektakël ashtu si dinë vetëm at,  por gjithmonë ne suaza te fair-play-it.
Start të mbarë dhe suksese.

Ti kurrë nuk do të ecësh vetëm, gjithmonë pranë teje, armata e madhe e Intelektualëve.

 

You Might Also Like