Futboll

Interesante, Trepça ’89 assesi të shënojë në këtë portë

Goli në pjesën perëndimore të fushës së Stadiumit të Futbollit në Gjilan, është shndërruar në ankth për futbollistët e Trepçës ’89, të cilët assesi në të nuk po munden t’a fusin topin në rrjetë. Brenda një kohë të shkurtër, sulmuesit e Trepçës ’89 pikërisht në atë gol i kanë huqur dy penalti, një javë më parë në ballafaqimin Drita – Trepça ’89, e tjetrin në ndeshjen e kësaj të mërkure në mes të Gjilanit dhe Trepçës ’89. Ekipi mitrovicas hiç më mirë nuk kishte kaluar as në ballafaqimin me Vllazninë e Pozharanit, të zhvilluar në këtë fushë, ngase pikërisht në të ekipi pozharans kishte shënuar fitoren e parë ndaj kampionit në fuqi, që mbetet fitorja e vetme e tyre.

Gani Sejdiu, kryetrajner i Trepçës ’89, pranon se nuk pa kanë fat në atë gol, ngase siç ka thënë ai, në ndeshjen ndaj Dritës javë më parë kishte huqur Hasani, kurse në ndeshjen ndaj Gjilanit ka huqur Broja.

“Në atë gol po jemi të pafat”, ka thënë Sejdiu, sipas të cilit sot Broja mori përgjegjësinë për të gjuajtur nga pika e bardhë, ngase e ndjeu veten të sigurtë, por në vend të portës, ai ka qëlluar shtyllën.

You Might Also Like