OPINION

Intervista e porositur

Shkruan: Ismajl Kurteshi

Intervista e porositur

E dua Platonin, por më shumë e dua të vërtetën…

Aristoteli

Tri janë arsyet që, menjëherë pas mocionit të votëbesimi, në kohën e pandemisë globale, të iniciuar nga LDK-ja, organizohet intervista me të emëruarin e presidentit Tramp për dialogun Prishtinë – Beograd.

Arsyeja e parë është, arsyetimi i organizimit të mocionit për rrëzimin e Qeverisë nga LDK-ja, në kohën kur e tërë bota është paralizuar shkaku i rrezikut nga pandemia, e cila po merr jetë njerëzish dhe po përhapet me shpejtësi në të gjitha pjesët e globit, duke mos përjashtuar as Kosovën.

Megjithatë as kjo intervistë dhe as çfarëdo veprimi tjetër i LDK-së, nuk do ta arsyetojnë papërgjegjësinë morale dhe politike të LDK-së, për faktin se ka shpërqendruar vëmendjen e institucioneve nga problemi jetik, pandemia. Ky veprim skajshmërish i papërgjegjshëm i një pjese të udhëheqjes së LDK-së e ka njollosur këtë subjekt të rëndësishëm të Kosovës, për shkak të pa përgjegjësisë e sidomos për shkak të interesave të tyre personale e klanore.

Arsyeja e dytë është, përpjekja e politikanëve të korruptuar që kreun e Qeverisë aktuale të vendit ta shpallin antiamerika, në kohën kur ai po i mbron interesat e vendit që po e udhëheq. E gjithë kjo nuk po bëhet për shkak të Amerikës, por për shkak të frikës së këtyre politikanëve të korruptuar, nga të bëmat e tyre të paligjshme.

Nuk është hera e parë që politikan servil e të diskredituar të këtij vendi, t’i imponohen votuesve si proamerikan të dëshmuar, si personalitete që e kanë përkrahjen e pakontestueshme të Amerikës, si ura lidhëse në mes të dy vendeve e kështu me radhë.

Të njëjtit nuk hezitojnë t’i shpallin antiamerikan ata që e luftojnë krimin e korrupsionin në vend kurse në botë i mbrojnë interesat e vendit dhe ofrojnë partneritet por nuk bëhen servil. Derisa soji i politikanëve të korruptuar mundohen që me servilitetin e tyre ta sh pëtojnë vetveten nga përgjegjësia e jo partneritetin me SHBA-në.

Është e njohur thënia e presidentit Tramp, në fushatën tij elektorale të vitit 2016, me të cilën edhe i fitoi zgjedhjet: “America first”, askush atëherë, nuk e kundërshtoi këtë thënje. Tani kur Kryeministri i Kosovës thotë se detyrë e tij, para së gjithash, është mbrojtja e interesave të Kosovës, ai shpallet antiamerikan. Kjo është një përpjekje e dështuar e mashtruesve, që si duket, kësaj here nuk do të munden ta mashtrojnë askënd.

Arsyeja e tretë është, përpjekja e arsyetimit të qëndrimit joparimor të z. Grenell në ndërmjetësimin e tij në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Në intervistën e tij, Z. Grenell, i dërguar special i Presidentit Tramp për ndërmjetësimin në negociatat Prishtinë – Beograd, dhënë T-7, me 27 mars, përveç tjerash konstatoi se:

Menjëherë pas mandatimit nga Presidenti Tramp si ndërmjetësues, pati kërkuar nga Kryeministri i Kosovës heqjen e tarifës. Por z. Grenell, nuk tha se ai në të njëjtën kohë pati kërkuar nga Serbia që ta ndërpres propagandën dhe ndikimin në shtete të ndryshme, që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës,.

Z. Grenell nuk e shpjegoi pse, në ndërkohë hoqi dorë nga kjo kërkesë karshi Serbisë por e shtoj presionin mbi Kosovën për heqjen pa kushte të tarifës, mu ashtu si po kërkon Serbia.

Z. Grenell, tha se Albin Kurti i ka thënë se do ta heq tarifën 100, por “harroi” të thotë se Kryeministri i Republikës së Kosovës, poashtu i ka thënë se tarifën do ta zëvendësojë me reciprocitet.

Z. Grenell nuk ia shpjegoi opinionit në Kosovë, pse ai është kundër reciprocitetit, që garanton barazi në mes të dy vendeve.

Z. Grenell, disa herë e përsëriti se ai është i fokusuar në zhvillimin ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës, ndërsa problemet politike, ai tha, se duhet t’ju lihen politikanëve.

Kush janë ata politikan që do të merren me qështje politike? Kush është z, Grenell? Politikan që erdhi të ndërmjetësojë në negociatat: Kosovë – Serbi, apo një ekonomist që nuk është i involvuar në politikë.

Z. Grenell e din se problemi fundamental në mes të Kosovës dhe Serbisë është politikë dhe se ajo i determinon marrëdhëniet ekonomike.

Z. Grenell, në konstatimin e tij, që e përsëriti disa herë, se ai insiston në heqjen e tarifës, sepse heqja e tarifës 100%, për mallrat e Serbisë, sipas tij, mundëson rritjen e të punësuarve në Kosovë. Ndërkohë që pengon masën që

garanton heqjen e pengesave për eksportin e mallrave të Kosovës në Serbi, e që kjo masë është reciprociteti.

Është e pabesueshme se z. Grenell nuk e kupton, që nuk hapen vende të reja pune në Kosovë, duke i hequr njëanshëm pengesat për eksport të mallrave të Serbisë në Kosovë.

Kështu, si po insiston z. Grenell rritet prodhimi dhe natyrisht edhe punësimi në Serbi por jo edhe në Kosovë.

Kështu mohohet barazia në mes të dy palëve, që është kusht i pa tjetërsueshëm për arritjen e marrëveshjes në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.

Ky lloj ndërmjetësimi i z, Grenell, e shqetësoj edhe kongresistin Eliot Engel, kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i cili e shprehu shqetësimin e tij rreth qasjes së administratës Trump karshi Kosovës në një intervistën që e ka dhënë këto ditë, ai përveç tjerash tha se:” … . Qasja e rreptë ndaj një demokracie të vogël është vepër bullizmi, e jo e një partneri të matur…”

Shumë qytetarë të Kosovës janë po ashtu të shqetësuar dhe po kërkojnë nga z, Grenell maturi, paanshmëri dhe trajtim të barabartë të palëve.

 

You Might Also Like