Futboll

 Ish- futbollistët e njohur gjilanas pajisen me licenca B dhe C të UEFA për trajnerë futbolli

Ish-futbollistët e njohur gjilanas, Arben Zeqiri, Premton Muja, Mentor Sijarina, Ardian Latifi, Genc Sermaxhaj, Selajdin Jerliu, Brezart Ismajli dhe Rasim Rahimi janë pajisur me licencën B të trajnerëve të futbollit që njihen në mbarë Evropën. Dijen e fituar, këta trajnerë të licencuar do t’a shpalosin nëpër ekipet e tyre, me kategori të reja apo në ekipet para.

Në mesin e tyrajnerëve të licencuar pati edhe të atillë që u pajisën me licencën C, si Besim Isufi, Skënder Bunjaku, Alban Nevzadi dhe Fidan Qarolli , derisa me licencën c për portierë u pajis edhe portieri i njohur gjilanas Afrim Shahini.

Arben Zeqiri, një nga pjesëmarrësit në këtë trajnim ka theksuar se ai ishte shumë i mirëseardhur dhe se janë pajisur me njohuri të reja, të cilat do t’i zbatojnë në ekipet e tyre në edukimin dhe trajnimin e gjeneratave të reja.

You Might Also Like