Viti

Ish-presidenti shqiptar Alfred Moisiu qëndroi në Viti

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, e ka pritur sot në një takim ish-presidentin e Shqipërisë Alfred Moisiun, të cilin e ka njoftuar për zhvillimet në këtë komunë dhe të arriturat e deritanishme. Kryetari Haliti tha se ndjehet I nderuar për vizitën e ish-presidentit Moisiu që i bëri Institucioneve komunale të Vitisë. Ndërsa ish-presidenti Moisiu u shpreh i kënaqur me të arriturat që janë bërë në komunën e Vitisë dhe inkurajoi Institucionet komunale që të vazhdojnë të jenë të përkushtuara për të arritur progres dhe krijimin e një klime sa më të mirë për qytetarët e kësaj komune. Ish presidenti Moisiu dhe kryetari Haliti të shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit komunal Naim Pira, kanë vizituar edhe kanë vu kurora lulesh tek busti i Richard Holbrook-ut në Viti. Gjithashtu, në emër të Institucioneve komunale, kryetari Haliti e nderoi atë me një mirënjohje.

You Might Also Like