Gjilan

Ismajli: 29 rastet e fundit në Gjilan, thirrje për kujdes të shtuar

 

Gjilan, 20 gusht 2020 – Nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin e mbajtur të Komitetit të Emergjencave ka kërkuar angazhimin maksimal të të gjitha institucioneve në monitorimin e gjendjes sepse 29 raste të reja që e çojnë në 199 numrin total të rasteve aktive, janë një thirrje për kujdes më të shtuar.

“29 raste të reja që sot janë konfirmuar pozitive janë një thirrje për kujdes maksimal dhe angazhim edhe më të shtuar të të gjitha institucioneve që këto raste të shkojnë gjithnjë e në rënie. Duhet të vazhdojmë ta luftojmë virusin me respektim të rekomandimeve të institucioneve të shëndetësisë për mbajtje të distancës, përdorim të masave mbrojtëse, kujdes më të madh për higjienën dhe shmangie të grumbullimit të njerzve. Ju lutem shumë, të vazhdojmë t’i respektojmë masat anti-Covid-19 për ta ulur lakoren e infeksionit në zero”, ka thënë mes tjerash nënkryetari Ismajli.

Ai, po ashtu, ka bërë të ditur se inspetorët komunalë janë duke kryer punën e tyre në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, sikur që edhe shërbimet primare dhe ato sekondare janë duke punuar vazhdimisht, në kuadër të ruajtjes së shëndetit publik dhe zbatimit të vendimeve të institucioneve të shtetit.

Statistikat e përgjithshme në totalin e përballjes me pandemine janë gjithsej 502 raste të shëruar plotësisht, 199 aktive, 29 të vdekur dhe 49 të hospitalizuar, derisa mostra në pritje janë 26.

You Might Also Like