Gjilan

Ismajli: Halil Kqiku nuk ishte vetëm i Gjilanit e Anamoravës, por i krejt Kosovës

Gjilan, 2 shkurt 2020 – Komuna e Gjilanit ka organizuar të dielen mbledhje komemorative në nderim të veprës së veprimtarit të çështjes kombëtare, Halil Kqiku, e cila ë՜shtë mbajtur nën përkujdesjen e kryetarit, Lutfi Haziri.

Gjatë adresimit para të pranishmëve, nënkryetari Ismajli ka thënë se veprimtari Kqiku nuk ishte vetëm i Gjilanit dhe Anamoravës, por i krejt Kosovës.

“Me veprimtarinë e tij të jashtëzakonshme në shërbim të atdheut, ai do të mbetet përgjithmonë në mendjet dhe zemrat tona. Familja Kqiku duhet të jenë krenar që e patën një atdhetar të madh në gjirin e saj, i cili dha shumë për këtë që po e gëzojmë sot. Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së tij”, ka thanë Ismajli.

Për veprën e Halil Kqikut ka folur veprimtari Hysen Kqiku, i cili tha se me veprimtarinë e tij politike, kulturore e humanitare, e kreu me sukses, jo vetëm në Gjilan, por kudo që e kërkoi nevoja.

Ndërsa, ish-komandanti i Zonës Operative të Karadakut, Ahmet Isufi, tha se në çdo ngjarje që ka ndodhur për lirinë e Kosovës, Halili i është përgjigjur pa hezitim.

Të pranishmit, në fund, i ka përlotur vajza e veprimtarit, Rina Kqiku, derisa e lexoi poezinë që i ndjeri e kishte e lexuar një vit më parë, në klubin letrar “Martin Camaj”, në Gjermani.

Ajo ka falënderuar Komunën e Gjilanit dhe të gjithë të pranishmit për nderimet që ia kanë bërë babait të saj.

Halil Kqiku do të varroset sot në varrezat e qytetit, në ora 15:00.

You Might Also Like