OPINION

Ismajli: Jetojeni jetëni, duane dhe vlerësone!

Të dashur qytetarë,

Rastet e vrasjeve dhe vetëvrasjeve të ndodhura së fundi në vendin tonë, përveçse janë të dhimbshme dhe prekin ndjenjën e ndërgjegjjen e çdonjërit prej nesh, në anën tjetër na japin mesazhin e fuqishëm që duhet rritet sa më shumë toleranca dhe respekti ndaj njërit tjetrit, të kem bashkëpunim të mirëfilltë me prindër, me rreth dhe shoqëri.

Dashuria ndaj njëri-tjetrit, vëmendja e theksuar për të jetuar e punuar bashkë, na bënë jetën më të lumtur dhe më prosperuese. Duke qenë optimist në jetë, mund të fitojmë çdo “betejë” për t’i bindur ata që e shohin jetën pa rrugëdalje. Jeta është mrekullia më reale e njerëzimit e cila përfundon sikurse filmi i një metrazhi të shkurtër. Prandaj, jetojeni, duane dhe vlerësone!

 

You Might Also Like