Gjilan

Ismajli pret në takim ekspertët e auditimit të Polonisë

Gjilan, 5 shkurt 2020 – Nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i shoqëruar nga drejtorët komunalë, ka pritur sot në takim një delegacion të ekspertëve të auditimit të Polonisë, Paweł Banas, Maciej Berek e Łukasz Rog.

Qëllimi i takimit ka qenë diskutimi i projekti të financuar nga BE, i cili ka për qëllim fuqizimin e ndikimit të Zyrës Kombëtare të Auditorit në Kosovë.

Nënkryetari Ismajli, pasi i falënderoi ekspertët e nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë për vizitën, ka folur në superlativ për Auditimin e Brendshëm, me të cilin tha se kanë takime të rregullta dhe se çdo raport i tyre është i mirëpritur dhe merret seriozisht në përmirësimin e gabimeve eventuale.

Meqë Komuna e Gjilanit është njëra nga entitetet të rëndësishme të Zyrës Kombëtare të Auditimit, ekspertët nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë e konsideruan si të nevojshëm takimin dhe bashkëbisedimin lidhur me implementimin e rekomandimeve që dalin nga ZKA.

Grupi i ekspertëve nga Institucioni Suprem i Auditimit të Polonisë po qëndron në Kosovë për ta bërë analizën e shkaktarëve që ndikojnë në nivelin e zbatimit të rekomandimeve të auditorit me qëllim qe të kuptohen elementet të cilat duhet konsideruar në ngritjen e nivelit të zbatimit të rekomandimeve nga entitetet e audituara.

You Might Also Like