Gjilan

Ismajli uron Skifterat: Uroj që edhe 200 vjet ta trashëgoni këtë kulturë e atmosferë për SC Gjilani

Gjilan, 24 nëntor 2019 – Me një ceremoni të veçantë, grupi i tifozëve i SC Gjilani, Skifterat, kanë shënuar 20-vjetorin e themelimit.

Në këtë aktivitet, në emër të Lutfi Hazirit ka marr pjesë nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arbër Ismajli, drejtuesit e SC Gjilani, legjendat e klubit dhe mysafirë të shumtë.

“Uroj që edhe 200 vjet ta trashëgoni këtë kulturë e atmosferë për klubin, i cili po na bënë krenar të gjithë neve si qytet. Urime 20-vjetori Skiftera, president Florim Zuka, legjenda të klubit e kryesi e Sc Gjilani.  Zoti ju bekoftë”, ka thënë nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli.

Kurse, drejtori ekzekutiv i SC Gjilani, Sevdail Robelli, tha se sot po e festojnë 20-vjetorin e sakrificës, pasi Skifterat asnjëherë nuk i lanë vetëm, në asnjë rrethanë.

“Në emër të presidentit dhe kryesisë së klubit, ju premtoj që Gjilani këtë vit do ta festojë titullin e kampionit së bashku me Skifterat, të cilët janë akademi e tifozerisë. Këtë kulturë do ta transmetojmë edhe në garat europiane”, ka thënë Robelli.

Atmosferën e ka elektrizuar në fund rock grupi Jericho teksa e kënduan këngën kushtuar Skifterave.

You Might Also Like