Futboll

Ismet Munishi, kryetrajner i ri i Gjilanit

 

Ismet Munishi është trajneri më i ri i Gjilanit, shkruan Gazetasheshi.com

Lajmin e ka bërë të ditur vetë kryetari i ‘kuqebardhëve’, Florim Zuka, përmes llogarisë së tij zyrtare.

“Ismeti drejton Sc Gjilanin”, ka shkruar Zuka

Pak me parë ka dhënë dorëheqje trajneri, Bylbyl Sokoli, pas ecurive negative në sezonin pranveror.

Ndërsa, Munishi, me Gjilanin do të nisë qysh në ndeshjen e së dieles ndaj Trepçës ’89, që zhvillohet në stadiumin e qytetit në Gjilan.

/GazetaSheshi/

You Might Also Like