Futboll

Ismet Munishi prezantohet kryetrajneri i ri i skuadrës së Gjilanit

Gjilan, 13 Mars 2021-Pas dorëheqjes nga Bylbyl Sokoli dhe vendit të lënë bosh nga ai, sot skuadra e Gjilanit  në krye të shtabit teknik ka emëruar trajnerin e mirënjohur në vend, Ismet Munishin.
Marrëveshja e konkretizuar sot në ambientet e klubit të Gjilanit, e bënë Ismet Munishin për 1 vit gjysëm si shef të shtabit teknik në skuadrën tonë.
Ismet Munishi, i cili njihet për energjinë pozitive që përqon tek futbollistët dhe përkrahjes e motivit që ju jep atyre, ai gjithashtu kishte drejtuar me mjaft sukses ekipe të ndryshme në Superligë, ku vlenë të theksohet titulli kampion me Vushtrrinë në edicionin 2013/14.
Kryetrajneri i ri i skuadrës sonë aventurën e tijë të fundit e kishte në Suharekë, ku për dy edicione me shumë sukses kishte arritur ta drejtonte KF Ballkanin, me ç’rast skuadra e drejtuat nga ai njihej për futboll të shpejt dhe dinamik dhe duke arritur edhe në finale të kupës në edicionin e kaluar.
Klubi i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.

You Might Also Like