Futboll

Isufi: Drita e ka merituar të shpallet kampion

Kryetrajneri i gjilanasve Bekim Isufi është shprehur shumë i kënaqur me shpalljen kampion me skuadrën që ai drejton Drita, por nuk e ka lënë pa e përmendur edhe qëndrimin e Gjilanit në Superligë, shkruan Gazetasheshi.com.

“Nuk kam fjalë për ta përshkruar këtë emocion. Drita e ka merituar të shpallet kampion pasi ka treguar kreativitet gjatë gjithë kampionatit, pavarësisht konkurencës që kishim. Sot u treguam gjakëftohtë dhe nuk e kishim frikë kundërshtarin. Për ndeshjet në Europë ne do të ulemi me drejtuesit e klubit për të parë se ku kemi nevojë për të intervenuar. Gjithashtu më vjen mirë që Gjilani ka mbetur pjesë e Superligë, pasi në edicionin e ardhshëm do të kemi derbin lokal për të cilin na lakmon e gjithë Kosova”, përfundoi Isufi.

Për kryetrajnerin e Dritës Bekim Isufi ky ishte trofeu i parë si trajner.

You Might Also Like