Futboll

Isufi: Te ne ekzistoi dëshira për fitore

Edhe katër xhiro kanë ngelur deri në fund dhe Drita do të kurorëzohet me titullin kampion, por deri në arritjen e këtij qëllimi, ekipi i Bekim Isufit ka ende shumë punë, ngase në ndeshjen me Feroniklin, u pa se nuk ka lojë të sigurt të fituar.

“Një ndeshje e vështirë dhe fati deshi që tri herë të takohemi me Feroniklin e që është një kundërshtar jashtëzakonisht i vështirë, i cili ka cilësi dhe pozita reale e të cilit në tabelë nuk tregon për cilësitë e këtij ekipi. E kemi ditur se do të hasim në vështirësi, por në fund jemi të kënaqur me rezultatin e arritur. Te ne ekzistoi dëshira për të fituar”, tha kryetrajneri Bekim Isufi.

You Might Also Like