Futboll

Izair Emini del negativ në testin e dytë

Futbollisti i Dritës, Izair Emini i cili ditë me parë doli pozitiv me covid-19, tashme në testin e dytë ka rezultuar negativ.

Emini këtë lajme e bëri me dije në rrjetin e tij social Facebook, ku ka thënë se para dy dite ka bërë testin dhe ka dalur negativ, Zoti ju ruajt.

“Përsëndetje për të gjithë juve shokëve në FB. Njëherit doja të ju falënderoja përzemërsisht që më keni dhënë mbështetje gjatë kësaj kohe dhe do ju jem mirënjohës gjithmonë. Para dy ditësh bëra testin e radhës dhe doli si rezultat negativ, flm edhe një herë të gjithëve. Zoti ju ruajt”, ka shkruar Emini.

You Might Also Like