Gjilan

Ja çfarë duhet të bëjë LDK sipas Lutfi Hazirit

LDK duhet të hyjë në një proces reformues të pakthyeshëm, në të gjitha nivelet. Në këtë situatë nuk është e lehtë sepse për herë të parë e kemi humbjen historike dhe është hera e parë që e majta ideologjike e ka marrë besimin e popullit.
LDK duhet të zhvishet nga enklavat politike, në kuptimin e kërkimit të shpëtimtarëve politikë. Ne do të luftojmë që t’i rikthejmë bastionet tona, por fitorja në Komunat ku kemi qenë edhe më herë fitues, domethënë fitore e betejave të vogla.
LDK duhet ta ruaj atributin e partisë urbane, duhet shtrihet fuqishëm në kuptimin e ndikimit të madh dhe të rikthehet kultura elitare politike.
Fatkeqësisht, partitë tona janë ‘fabrika të llafeve’, ku vazhdimisht kërkohet fajtori për ta ‘gozhduar’. Kjo kulturë e të bërit me gisht duhet të largohet dhe të ndërtohet një logjikë uniteti. Jam i bindur se nëse punojmë me unitet, LDK do të jetë befasia më e madhe e zgjedhjeve të vjeshtës.

You Might Also Like