Sportet me dorë

Ja cila lojtare largohet nga KV Drita

Klubi i Volejbollit Drita nga Gjilani, kampion i Kosovës në fuqi dhe pjesëmarrëse në garat e Championes League dhe në CEV Cup, ka mbetur pa njërën ndër përforcimet e saj që i kishte angazhuar në vjeshtë.

Pasuesja braziliane Melissa Ortega, është larguar nga KV Drita dhe që nga stinori pranveror do të jetë pjesë e kampionatit shqiptar në volejboll, ngase ajo ka kaluar në KV Partizani nga Tirana.

KV Drita, që edhe sivjet lufton në të gjitha frontet nuk do t’a ndjejë edhe aq mungesën e Ortegas, ngase ekipi gjilanas në këtë pozitë ka një lojtare tejet të mirë, pasuesen Blinera Jaha, e cila është rritur dhe kalitur në ekipin e Dritës. Krahas Melissa Ortegas në KV Drita përforcim nga jashtë ishte edhe amerikania Capri Richardson./Kryelajmi/.

ortega

You Might Also Like