Sportet me dorë

Ja ku mund të përcillni ndeshjen e Champions Marica – Drita

E cilësuar si ndeshje kryesore, ballafaqimi ndërmjet KV Maritza Plovdiv dhe KV Drita nga Gjilani do të zhvillohet sot (e shtunë) me fillim në ora 17, sipas kohës sonë. Klubi i Volejbollit Drita, ka udhëtuar në qytetin bullgar dhe pa ndonjë ngarkesë e pret ndeshjen e kthimit, ngase qysh në ndeshjen e parë të zhvilluar në Gjilan, kampioni ynë kishte humbur me rezultat të pastër 0:3, andaj ndeshja e kthimit në Bullgari do të mund të shërbejë vetëm si një provë e re për ekipin tonë, që është i pari në historinë e Kosovës që merr pjesë në ndonjë garë të një rangu të tillë, si kjo e Champions League. Nëse ekipi bullgar është favorit në këtë ndeshje, për të një gjë dihet se vështirë se do t’a përjetojë atmosferën që ishte të martën e kaluar, kur palestra “Bashkim Selishta – Petriti” ishte e mbushur përplot.

Ndeshja nis në ora 17 dhe do të transmetohet drejtpërdrejtë në laola1.tv

You Might Also Like