Futboll

Ja kujt ia dedikoi golin Astrit Fazliu

Astrit Fazliu ka qenë golashënuesi i vetëm në ndeshjen Drita – Flamurtari, të cilën e fitoi ekipi gjilanas me rezultat 1:0.

Ai këtë gol e festoi në mënyrë të veçantë, duke shpalosur fanellën me numër 8, të cilën e bart bashkëlojtari i tij Izair Emini, që kësaj here ka munguar në ndeshje, ngase ka dalë pozitiv me covid19.

Ishte kjo një mënyrë e festimit të Astrit Fazliut, por gjyqtari i ndeshjes nuk pati mirëkuptimin e tij dhe e ndëshkoi sulmuesin gjilanas me karton të verdhë, gjë të cilën Fazliu e ka pranuar në mënyrë sportive.

You Might Also Like