Futboll

Ja kur do të zhvillohet ndeshja Gjilani – Feronikli

 

Pas fitores ndaj Besës me rezultat 1:0, SC Gjilani edhe ndeshjen e radhës do t’a zhvillojë si vendas, kësaj radhe ndaj Feroniklit të Drenasit, ekip ky që SC Gjilanit në nismë të kampionatit ia kishte shkaktuar humbjen e parë dhe njëkohësisht edhe më të thellën me rezultat 4:0.

Gjilani do të mëtoj që t’i hakmerret ekipit nga Drenasi në ndeshjen që do të nis të shtunën me fillim në ora 13 e 30 minuta në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

You Might Also Like