Futboll

Ja kur zhvillohet derbi Drita-Gjilani

Në kuadër të xhiros së 31-të kampionale, skuadra e Dritës dhe Gjilanit zhvillojnë ndeshjen kundër njëra-tjetrës, e vlefshme në garën për titullin e kampionit.

Ndeshja derbi në mes të skuadrave nga qyteti i Gjilanit, zhvillohet ditën e shtunë, me datë 18 korrik me fillim në ora 17:00, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Ndeshja zhvillohet pa praninë e shikuesve, por me transmetim në TV.

You Might Also Like