Futboll

Ja kur zhvillohet kryendeshja Gjilani – Drita

Kryendeshja Gjilani – Drita, derbi më i zjarrtë në Kosovë do të zhvillohet këtë të mërkurë. Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të xhiros së 33-të dhe do të nis në ora 15 në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Të dy ekipet në këtë ndeshje hyjnë pas fitoreve të arritura. Gjilani si mysafirë në Podujevë kishte mposhtur ekipin e Arbërisë së Dobrajës me rezultat 4:3, derisa Drita në fushë e vet e kishte mposhtur Feroniklin me rezultat 3:1.

Kur kanë mbetur edhe katër xhiro deri në fund të kampionatit, Drita zë vendin e dytë, me një pikë më pak se Prishtina dhe një pikë më shumë se Ballkani që është i treti.

Gjilani tash e sa kohë është pozicionuar në vendin e katërt dhe deri në fund të kampionatit as nuk ka pretendime për të dalë në Evropë e as nuk është në zonën e rrezikshme, andaj pritet që aty të mbetet në fund të kampionatit.

You Might Also Like