Futboll

Ja kur zhvillohet ndeshja Drita – Besa

 

Drita ende nuk ka zhvilluar asnjë ndeshje në Kampionatin e ri që ka nisur në Kosovë, kjo për shkak se ekipi bardh e kaltër ishte tepër i zënë me garat evropiane në futboll.

Tri ndeshjet e Dritës, të parapara të zhvillohen dy si vendase dhe një si mysafire janë shtyrë për ndonjë termin të lirë, kurse gjilanasit për herë të parë do të përballen këtë të mërkurë, në Stadiumin e Qytetit në Gjilan kundër Besës së Pejës. Ndeshja nis në ora 15.

Kjo ndeshje mund të quhet relativisht e lehtë për Dritën, ngase Besa e Pejës ka treguar formën më të dobët nga të gjitha ekipet e Superligës, andaj me të drejtë kampioni i Kosovës pret fitoren e parë këtë stinor.

You Might Also Like