Sportet me dorë

Ja kush e fitoi kryendeshjen e hendbollit Drita – Besa

Klubi i Hendbollit Drita nga Gjilani është njoftuar me humbjen këtë të shtunë, ngase përballë kishte ekipin më të mirë në Kosovë tash e sa vite, Besën nga Peja.

Ndeshja ka nisur me një ritëm të lartë dhe rezultati tërë kohën ka qenë i barabartë. Bile në një periudhë të lojës gjilanasit ishin më të mirë se sa pejanët dhe vendasit ishin në epërsi prej dy golash 8:6, kurse më pas pejanët ia dolën që të barazojnë rezultatin në 9:9 dhe nga ky moment me të madhe filluan të shkëputen, duke arritur rezultatin 9:15 dhe pjeslojën e parë e mbyllën me rezultat 10:18.

Edhe në pjesëlojën e dytë mysafirët ishin më të mirë, ngase u vërejt sa shtatlartësia ishte në anën e tyre, andaj në fund të ndeshjes, semafori ka treguar rezultatin 22:35.

You Might Also Like