Futboll

Ja kush është kompozitori i Himnit të Dritës

Sa e sa herë është kënduar Himni i “Dritës”, sa është brohoritur për këtë klub që ka barë historinë e futbollit kosovar.

I formuar në vitin 1947, Klubi i Futbollit Drita është një ndër klubet më të suksesshme të futbollit në Kosovë, kurse pikërisht këtë të diele, ky ekip ka edhe një festë tjetër, ngase adhuruesit më të flaktë të FC Drita, “Intelektualët” shënojnë 20- vjetorin e themelimit.

Në vitin 1997 kishte lindur edhe Himni i KF Drita, në kohën kur ekipi po shënonte 50- vjetorin e themelimit.

Atëbotë, një djalosh i ri e tashti, kompozitor, drejtor në Shkollën e Muzikës në Gjilan, Kushtrim Jakupi ishte ai që kishte kompozuar Himnin e KF Drita.

Tekstin e Himnit e kishin shkruar bashkërisht, Adhurim Jakupi dhe Xhevat Latifi.

Në pesëdhjetëvjetorin e themelimit të KF Drita, kompozitori Kushtrim Jakupi ishte nderuar me mirënjohje dhe ai sot kur “Intelektualët” festojnë 20- vjetorin e themelimit, kujton kohën kur kishte bërë kompozimin dhe kohën kur ishte nderuar me mirënjohje.

Ai u premton “Intelektualëve” se shumë shpejtë do ta punojnë himnin në versionin e ri.
“Sa shumë emocione në këtë ditë….urime!”, ka shkruar Kushtrim Jakupi, kompozitor i Himnit të KF Drita.

 

 

 

You Might Also Like