Futboll

Ja kush është Sileksi, kundërshtari i ardhshëm i Dritës në Europa League

Ja a kush është Sileksi, kundërshtari i ardhshëm i Dritës në Europa League

 

Më 17 shtator, FC Drita do të përballet me Sileksin e Kratovës në  të kualifikimeve për Ligën e Evropës. Kundërshtari i Dritës nuk është i panjohur për futbolldashasit tonë.

Ky klub është nga qyteti i vogël i Kratovës në Maqedonia e Veriut dhe është anëtare e Ligës së Parë të Maqedonisë. Klubi është formuar në vitin 1965 dhe tri herë ka qenë kampion i Maqedonisë edhe atë në vitet 90-ta të shekullit të kaluar, derisa po në atë kohë të artë, dy herë kishte fituar edhe kupën e Maqedonisë. Ky klub ka një stadium modest që mund të zë mbi 4000 shikues dhe ka një përvojë më të madhe se sa Drita të pjesëmarrjes në garat evropiane.

Klubi kryesisht përbehet ng lojtarë të Maqedonisë së Veriut dhe nga ata serbë, të ardhur si përforcime./kryelajmi.com/.

You Might Also Like