Gjilan

Ja kush i prin listës së këshilltarëve të LDK-së në Gjilan

Lidhja Demokratike e Kosovës, dega në Gjilan e ka të gatshme listën prej 38 kandidatëve të mundshëm për këshilltarë në Asamblenë Komunale të Gjilanit. Burime brenda këtij subjekti politik bëjnë me dije se kësaj liste i prinë Faton Bislimi, i cili në të kaluarën dy herë kishte kandiduar për kryetar të Gjilanit.

Bislimi që studimet universitare dhe ato pasuniversitare i ka përfunduar në SHBA, tashti mëton që duke i prirë listës së LDK-së, të sjell sa më shumë vota për subjektin politik që edhe tashti udhëheq me komunën e Gjilanit.

Ndryshe, LDK sërish ka kandiduar Lutfi Hazirin për kryetar të Gjilanit, i cili në zgjedhjet e kaluara kishte fitur bindshëm dhe tashti mëton mandatin e katërt si kryetar i komunës së Gjilanit.

You Might Also Like