Futboll

Ja përse ankohet Tahir Batatina

Tahir Batatina deklaroi pas ndeshjes:

“Po menoj që ishte ajo arsyeja që është bërë gabim në repartin defanziv prej lojtarit të Dritës, Ilir Blakqorit dhe e mori topin pastër Sadriu duke u kthyer në zonë dhe asistoj për Maliqin dhe nuk ka pasur asgjë tjetër se përse të ndalohet ai gol. Nejse për këto janë njerëzit komptent dhe une kam respekt për arbitrat e ri por që duhen në këso derbish të ketë gjyqtarë me shumë përvoj pasi që edhe i kemi ata me përvoj të madhe.

Ne duhet ti mbështesim arbitrat e rinj por në këso derbi duhen të jenë arbitra me përvoj, sepse po investojmë shumë dhe këto dy pikë mund të jenë ato që vendosin edhe titullin kampion.

Ne sot kemi udhëtuar për tre pikë, pasi e kemi analizuar Dritën dhe sot mendoj që Llapi e ka merituar tre pikë”, tha Batatina.

You Might Also Like