Libri

Ja poetët që do të lexojnë në Orën e Madhe Letrare “Pena e Flakës”

Këshilli Drejtues i Manifestimit kombëtar të kulturës “Flaka e Janarit” 2017, përkatësisht Grupi i Punës për pjesën letrare të këtij Manifestimi, në përbërje Xhevat Latifi, Fatushe Haliti e Sabit Rrustemi,  sipas Ftesës publike të Komunës së Gjilanit, në cilësinë e organizatorit, shpallur në dhjetor të vitit 2016, vlerësoi krijimet e konkurentëve për Orën e madhe letrare “Pena e Flakës” dhe, vendosi që, këta 25 poetë nga treva të ndryshme të trojeve shqiptare, të garojnë mëtutje për Çmimin “Pena e Flakës” 2017.

Pjesë e përzgjedhur e Listës ishin dhe dy poetë , Gëzim Muçolli ( Itali) dhe Edonë Haliti (Zvicër) por, në pamundësi për të qenë të pranishëm në Gjilan, më 30 janar 2017, u zëvendësuan me dy  krijues të tjerë nga Gjilani.

Megjithatë, krijimet e tyre do të botohen në numrin e ardhshëm të revistës AGMIA, bashkë me krijimet e shpërblyera të Konkursit letrar dhe të Orës së madhe letrare “Pena e Flakës”.

Paraqitja  e poetëve në Orën e madhe letrare “Pena e Flakës”, e cila kësaj here i përkushtohet figures madhore të kryetrimit për pavarësinë e shqiptarëve, Idriz Seferit,në 90 vjetorin e vdekjes, do të bëhet sipas renditjes alfabetike.

 

 

 

PËR ÇMIMIN ”PENA E FLAKËS”, GAROJNË:

 

Agron TUFA (Dibër – Tiranë  )

Arsim HALILI ( Bujanoc )

Avni RUDAKU ( Gjilan )

Belfjore QOSE (Tiranë)

Demir BEHLULI ( Gjilan )

Elida RUSTA ( Bajram Curri, Shkodër )

Emë IMERI (Skënderaj )

Entela KASI ( Korçë – Tiranë)

Helenë HALILAJ ( Tiranë )

Fahredin SHEHU ( Rahovec )

Fatime KULLI ( Durrës – Shkodër)

Gentiana RAMADANI ( Kumanovë )

Linditë RAMUSHI DUSHKU ( Gjilan – Tiranë )

Lisandri  KOLA ( Shkodër )

Manjolla BRAHAJ ( Tropojë )

Nuhi SADIKU ( Shtime )

Odise  PLAKU ( Tiranë )

Rabije BYTYÇI ( Prizren )

Ragip SYLAJ ( Therandë )

Rexhep HASANI ( Shtime)

Sadije ALITI ( Tetovë )

 Sadik BEJKO ( Tepelenë – Tiranë )

Sarë GJERGJI ( Viti )

Selvete ABDULLAHU ( Gjilan )

Sinan SADIKU (Dardanë )

Zeqir FAZLIU ( Gjilan )

 

Juria letrare që do bëj vlerësimin dhe përzgjedhjen e poezisë më të mire të Manifestimit, bëhet publike në fillim të Orës së madhe letrare, më 30 janar 2017, ora 16:00, në Sallën e KK të Gjilanit, që ndodhet afër Teatrit të Qytetit.

 

Sabit Rrustemi

 ( anëtar i Këshillit Drejtues të Manifestimit )

You Might Also Like