Futboll

Ja si duket tabela pas derbit Gjilani – Drita

 

Gjilani ia ka parë hairin fitores ndaj Dritës, ngase ekipi kuq e bardhë është ngritur më lart në tabelën e klasifikimit në Ipko Superligën e Kosovës në futboll. Ekipi kuq e bardh pas shtatë xhirove të luajtura gjendet në pozitën e katërt me 13 pikë të tubuara, duke shënuar katër fitore, një barazime dhe dy humbje. Mbrojtja e Gjilanit që sot ka luajtur për mrekulli deri më tashti ka pësuar gjashtë gola, kurse sulmuesit e saj kanë shënuar tetë herë.

Ndryshe nga Gjilani, Drita radhitet në pozitën e dhjetë me gjashtë pikë të fituara. Bardh e kaltrit kanë shënuar deri më tashti dy fitore dhe kanë pësuar pesë herë. Ata kanë shënuar dhjetë gola dhe kanë pësuar trembëdhjetë.

Në ndeshjen e radhës në këtë mesjavë, Gjilani është mysafir i Flamurtarit në Prishtinë, kurse Drita pret Trepçën ’89 në Gjilan.

You Might Also Like