KRONIKË E ZEZË

Ja statistikat javore për javën që e lamë pas

Statistika për periudhën kohore nga data 19.02.2020 deri më 25.02.2020

Incidente ——————————————— 33

Persona të arrestuar dhe të ndalur ————————– 19

Aksidente trafiku me lëndime ——————————– 11

Aksidente trafiku me dëme materiale pa lëndime ——– 6

Tiketa ———————————————————- 909

Aksident me fatalitet —————————————— 0

“Kontrabande me mallra”

Viti fsh. Drobesh

Më 21 shkurt 2020 , rreth orës 08:55 nga Policia e Kosovës njësitet e patrulluese policore, stacioni policor i Vitisë është ndalur automjeti Kombi me targa KS të cilin e drejtonte i dyshuari M.K.SH. nga Ferizaj. Gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur 54 paketa me material për telefona mobil pa dokumente përkatëse . Mjeti i

Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Qeveria – Vlada – Government Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Ministarstvo Unutrašnjih Poslova i Javne Uprave / Ministry of Internal Affairs and Public Administration Policia e Kosovës/Policija Kosova/Kosovo Police Drejtoria e Përgjithshme e Policisë/ Generalna Policijska Direkcija/General Police Directorate

transportit dhe malli i gjetur është konfiskuar dhe iu është dorëzuar patrullës kufitare te cilët do te mirën me rast.

“Armëmbajtje pa leje”

Gjilan fshati Livoq i ulët

Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit me 24.02.2020 rreth orës 18:00, përmes rrugëve operative kanë pas informata se i dyshuari M.K.SH në shtëpinë e tij, dyshohet se posedon një pushkë automatike AK-47.

Është kryer kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse ku kanë asistuar njësitet policore mbështetëse.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur një pushkë automatike AK-47, prodhim kinez, si dhe katërdhjet (40) copa fishek cal.7.62 dhe një karikator i zbrazur.

I dyshuari është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës.

Me urdhër te prokurorit rasti procedohet në PTH.

“Posedim i substancave narkotike”

Me 24 shkurt 2020 , rreth orës 18:00, Policia e Kosovës njësitet anti drogë

që veprojnë në Gjilan pas grumbullimit të informatave se i dyshuari M.K.SH është në posedim të substancave narkotike kanë arritur ta identifikoj dhe ta ndalin, në rrugën magjistrale Gjilan – Kamenicë.

Gjatë kontrollimit te i njëjti është gjetur dhe konfiskuar: katër (4) qese me substance narkotike që dyshohet të jetë e llojit Kokain me peshë 1.4 gram , dhe dy (2) paketime me substance narkotike që dyshohet të jetë e llojit marihuana me peshë 21.2 gram si dhe 460€.

Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i shtetit në Gjilan dhe i njëjti ka udhëzuar që i dyshuari pas intervistimit të ndalohet për 48 orë. Rasti është duke u hetuar.

You Might Also Like