OPINION

JAMES W. PARDEW KONTRIBUESI DHE PËRKRAHËSI MË I MADH DHE NË VAZHDIMËSI I MARRËVESHJËS SË OHRIT

Marrëveshja e Ohrit është njëra ndër tri marrëveshjet e mëdha paqësore për përfundime luftërash, nga katër luftëra me gjakëderdhje të mëdha, gjithesej sa ishin zhvilluar në truallin e larë me gjak të ish-Jugosllavisë!
Marrëveshja e Dejtonit, Marrëveshja e Rambujesë dhe Marrëveshja e Ohrit, janë këto tri marrëveshjet e mirënjohura, fati i të cilave është ndryshe e ndryshe nga njëra tjetra!
Ish-Jugosllavia u prish e u shktërrua tërësisht!
Marrëveshjet paqësore që u arritën, me ndërmjetësim ndërkombëtar, në debaklin total të ish-Jugosllavisë, të kësaj krijese artificiale e cila doli se ishte eksperiment i rrezikshëm dhe shkatërrues për njerëzimin, nuk arritën, me përjshtim të asaj të Ohrit, të ishin të tilla që të ndalnin luftën, të menjanonin gjakderdhjen e gjenocidin dhe të evitonin tragjedi botërore!
Egzistenca e ish-Jugosllavisë padyshim se ishte e veshtirë, ndonëse koha e dëshmoi, se kjo krijesë artificiale ishte e destinuar të prodhonte vetem konflikte e vetem luftëra, vetëm derdhje gjaku, vetëm gjenocid e terror permanent mbi popujt e sajë e veçanerisht mbi popullin shqiptar të Kosovës dhe Viseve të saja!
Marrëveshja e Dejtonit u arrit por dështoi!
Marrëveshja e Rambujesë u arrit, nuk dështoi, por u mbulua me derdhje gjaku, me gjenocid, me deportim masiv e zhvendosje njerëzore, me dhunë e me terror mbi popullin shqiptar të Kosovës!
Marrëveshja e Ohrit edhe u arrit edhe u rrespektua!
Arritjen e Marrëveshjes së Ohrit e bëri të mundur lufta heroike dhe titanike fitimtare e UÇK-së, e drejtuar, e udhëhequr dhe e komanduar me largëpamësi nga themeluesi i sajë dhe Komandanti i Shtabit të Përgjithshëm, Udhëheqësi i popullit shqiptar Ali Ahmeti!
Arritjen e Marrëveshjes së Ohrit e bëri të mundur përfaqësuesi special i Washingtonit, Ambasadori Amerikan James W. Pardew, por edhe ndihmës të tjerë si përfaqesuesi i NATO-s Peter Feith dhe përfaesuesi i BE-së Fransoa Leotar!
Marrëveshja e Ohrit, ishte e fundit që u arrit në truallin e republikave dhe krahinave të ish-Jugosllavisë, pra ishte e treta, por edhe e verteta, sepse ishte më e sakta, më koncizja dhe përfundimisht më e zbatuara!
Në këtë Marrëveshje paqësore e historike, rolin kryesorë dhe dominant nga ndërkombëtaret e ka pasur SHBA e përfaqësuar nga diplomati i saj i posaçëm, Ambasadori James W. Pardew!
Ambasadori James W. Pardew u bë i njohur dhe i famshëm në Ballkan kur u emërua përfaqësues i SHBA-ve në IRJ të Maqedonisë, u bë edhe më i famshëm kur u arrit Marrëveshja e Ohrit, përpos i famshëm, u bë edhe shumë i dashur për shqiptarët kur shkoi të drekonte me kontigjentin e parë të policëve shqiptar, atëherë kur e hodhi për toke tabakanë e ushqimit, duke deklaruar se ky ushqim nuk është në nivel për policët e rinjë, për ata që në të ardhmen do ta përfaqësojnë dhe mbrojnë shtetin dhe do ta zbatojnë rendin ligjorë!
Marrëveshja historike e Ohrit, jo vetëm ishte me e sukseshmja dhe më e zbatueshmja, por ishte edhe më e famshmja, sepse përmbyllte përfundimisht luftërat në ish-Jugosllavi!
Konfirmonte se Jugosllavia u shemb e u shkatërrua përfundimisht me luftën e popullit shqiptar ne Maqedoni për të drejta e për barazi nacionale!
Marrëveshja e Ohrit, te Ambasadori amerikan James W. Pardew, e kishte njërin prej kotribuesve dhe përkrahësve më të mëdhenj të saj, por këtë rol të tij të madh e ka pasur në vazhdimësi, pasqyrë e tregues real kjo e aleatit tonë të madh SHBA, e cila që nga fillimi i luftës së UÇK-së në Kosovë kundër Serbisë pushtuese, e në luftën e UÇK-së në Maqedoninë e Veriut, kurrë nuk na la pas dore, por gjithmonë na përkrahu dhe vazhdon të na mbulojë, edhe atëherë kur bëjmë ndonjë hap të gabuar në rrugën tonë të vështirë të pas përfundimit të luftërave tona çlirimtare!
Faleminderit Ambasador James W. Pardew, për kontributin Tuaj dhënë luftës për liri, çlirim e të drejta të barabarta të popullit shqiptar në Maqedoninë e Veriut!
Hyrja e Maqedonisë së Veriut në NATO, dhe roli progresiv e paqësor në rajon dhe më gjerë i Maqedonisë së Veriut, është një nga nderimet më të mëdha që i bëhen SHBA-së, NATO-s dhe Juve personalisht, shumë i dashur dhe i nderuar Ambasador James W. Pardew!
Gjithmonë, në shekuj e në mijëvjeqare, populli shqiptar në përgjithësi dhe populli shqiptar në Maqedoninë e Veriut në veçanti, do të jetë mirënjohës ndaj SHBA-së dhe Juve personalisht!
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 3 Maj 2021!

You Might Also Like