Viti

Jeton Idrizi, zgjidhet kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Viti

Jeton Idrizi, doktor i shkencës së historisë, është zgjedhur kryetar i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” – dega në Viti. Në Kuvendin e Dytë Zgjedhor të kësaj dege, delegatët i dhanë besimin kryetarit të ri dr.sc Jeton Idrizi dhe zgjodhën edhe kryesinë e këtij asociacioni të historianëve.

“Ndriçimi i të kaluarës tonë historike, do të jetë udhërrëfyes në këtë detyrë të re profesionale dhe kombëtare. I falënderoj të gjithë kolegët për besimin dhe përkrahjen!”, ka thënë dr. sc. Jeton Idrizi pasi që ka marrë detyrën e re.

You Might Also Like