Futboll

Ju lumtë djem!

 

Shkruan: Ahmet Bilalli

 

Nuk është shkruar për dy dekada rresht dhe nuk është thënë rastësisht qindra herë në debate sportive, në mediumet e shkruara dhe elektronike se Gjilani është qytet i futbollit. Ky epitet dhe epitetet tjera si “Italia e Vogël” e të tjera., nuk është vetëm sa për të bërë shkrimin më të bukur duke përdorur epitete, por është fal dy klubeve të qytetit; Dritës e Gjilanit. Klube këto, të cilat për dy dekada kanë treguar se herët apo vonë që të dyja një ditë do ta përfaqësojnë qytetin e Gjilanit, Anamoravën dhe futbollin e Kosovës në kupat e Evropës. Ashtu edhe ndodhi. Tani në hyrje të qytetit të Gjilanit duhet të jetë parulla “Mirë se vini në qytetin e futbollit!”.

Tani i mbetet udhëheqësisë komunale që të përshpejtojnë rregullimin e stadiumit. Ky qytet, këta futbollistë, këto dy klube e meritojnë, suksesi nuk po mungon. Dy ekipe në gara evropiane. Lakmi për çdo qytet, për cdo shtet…

Urime për futbollin, krerët e klubeve për sakrificën e treguar deri në fishkëllimën e fundit. Vazhdojmë tutje…

You Might Also Like