Gjilan

Ka ndërruar jetë historiani Adem Murati

Me pikëllim të thellë morëm lajmin se paska ndërruar jetë profesori i Historisë, intelektuali dhe studiuesi i dalluar, Prof. Adem Murati.

Mbarë shoqëria ka mbetur pa njërin nga personalitetet më të shquara të botës akademike, jo vetëm në rrethin tonë.

Ai do të mbahet mend për kontributin e pashoq në edukimin e shumë gjeneratave të reja, por edhe në ngritjen e cilësisë në arsim si dhe mbajtjen gjallë të sistemit arsimor në Komunën e Vitisë, edhe në periudha të rënda.

Përveç kësaj, Prof. Murati me studimet dhe shkrimet e tij ka ndriçuar historinë, duke ua transmetuar brezave të rinj, të kaluarën e të parëve tanë.

Në emrin tim personal dhe të institucioneve komunale iu shprehë ngushëllimet më të sinqerta familjes Murati, të afërmve, banorëve të Tërpezës, miqve dhe të gjithë ish-kolegëve e bashkëpunëtorëve të tij.

Mirënjohje dhe vlerësim maksimal për veprën e Prof. Adem Murati!

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Sokol Haliti, kryetar i Vitisë

You Might Also Like