Futboll

Ka ndërruar jetë legjenda e futbollit gjilanas Ymer Berisha, Lutfi Haziri ngushëllon familjen

Haziri ngushëllon familjen Berisha, me rastin e vdekjes së ish-legjendës së futbollit, Ymer Berisha

Gjilan, 16 janar 2021 – Me rastin e ndarjes nga jeta të ish-legjendës së futbollit, Ymer Berisha, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Berisha. Në telegram, thuhet:

“E nderuara familje Berisha,

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të ish-legjendës së futbollit gjilanas, Ymer Berisha.

Ai më nuk do të jetë në mesin tonë, por do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm dhënë për qytetin e tij, Gjilanin, në veçanti për kontributin që e ka dhënë në sport, në një kohë jo të lehtë për shqiptarët.

Familje e nderuar Berisha, ju lutem pranoni ngushëllimet më të sinqerta për humbjen e Ymerit. Ngushëllime edhe kolegëve, futbollistëve, miqve e farefisit.

Lamtumirë, miku im”, thuhet në telegramin e kryetarit Haziri.

You Might Also Like