Gjilan

Ka ndërruar jetë mësuesi Hajredin Salihu

Njoftim nga Shfmu ” Musa Zajmi”
Të nderuar familjarë dhe miq, bashkpunëtor e nxënës të arsimtarit Hajredin Salihu.
Me pikëllim të thellë ne morëm lajmin për vdekjen e mësuesit Hajredin.
Ai lindi më 1942. Ishte në mesin e mësuesve të parë të shkollës sonë. Shkollën fillore e mbaroi ne vend lindje. Ndërsa Normalen në Gjilan. Pas mbarimit të shkollimit u punësua si mësues në Hogosht pastaj punoj në Lluqan të Bujanocit. Mesimdhënien e vazhdojë në shkollën tonë, pikërisht në deri në pensionim.
Pesonalitetin e mësuesit Hajredin e karakterizonte fisnikëria, sinqeriteti, bujaria, durimi dhe përkushtimi në punë dhe si të tillë do ta kujtojm gjithmonë.
“Ai gjatë karrierës së tij përcolli shumë gjenerata të cilat më vonë u shndërruan në ekspertë të lëmisë së shkencave natyrore. Prandaj sot me plotë kuptimin e fjalës mund të themi se mësuesi Hajredin u nda nga ne vetëm fizikisht, sepse do të mbetet gjithmonë në mesin tonë duke i kujtuar veprat dhe dijen e tij që nuk u kursye asnjëherë ta ndaj me ne.
Qoftë i përjetshëm kujtimi për të.
Ngushëllime!

You Might Also Like